Oltion Çaçi me arsimtarët e shkollës “9 Tetori”: Ja dy shtyllat kryesore për transformimin e kësaj shkolle
Oltion Çaçi në takimin me arsimtarët e shkollës “9 Tetori” i ka siguruar ata se dy prioritetet kryesore të tij do të jenë investimet në infrastrukturë dhe thithjen e granteve të huaja për t’i dhënë një tjetër dimension aktiviteteve të kësaj shkolle.
“Me arsimtarë të nderuar të shkollës “9 Tetori” për t’i siguruar se arsimi dhe edukimi janë shtylla prioritare në drejtimin e bashkisë së Sarandës. Programi ynë adreson:
Investime në infrastrukturën e çerdheve, kopshteve dhe objekteve arsimore.
Tërheqjen e granteve nga donatorë të huaj për t’i dhënë një tjetër dimension aktiviteteve të programit “Shkolla si Qendër Komunitare”, shkruan Oltion Çaçi.