Oltion Çaçi vijon takimet dhe bashkëbisedimet me fermerët, taksistët, dhe binzneset e Sarandës
Kandidati i PS-së për Sarandën, Oltion Çaçi, vijon intesivisht në terren turin e tij elektoral.
Këtë të hënë Çaçi ka takuar dhe bashkëbiseduar me fermerët, taksistët, dhe bizneset e Sarandës.
Takimi i parë ishte me fermerët.
“Pjesë e programit tonë për zhvillim ekonomik është edhe sektori bujqësor dhe i blegtorisë. Jemi të gjithë të angazhuar ta promovojmë, mbështesim dhe asistojmë fermerët lokal mbi përfitimet nga skemat kombëtare për bujqësinë.
Duke kuvenduar me banorë e fermerë të zonës së fushës së patateve për ti siguruar se bashkia do të jetë krah tyre për të tejkaluar çdo pengesë në funksion të veprimtarisë së tyre prodhuese”, tha Çaçi.
Më pas ndalesa e radhës ishte me operatorët e taksive.
“Me operatorët e taksive të qytetit për të ndarë me ta planin tonë për:
Modernizimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore
Sinjalistikës së re
Skemës së re për vendparkingjet
Normalizimit të trafikut gjatë periudhës së pikut të sezonit.
Do të vijojmë me një plan afatgjatë për shërbimin taksi me qëllim që ky shërbim të arrijë një nivel tjetër cilësie shërbimi sikurse të mbështesim nevojat e këtij komuniteti operatorësh”, nënvizoi Çaçi.
Më pas turin e vijoi me takimet me bizneset e ndryshme në Sarandë.
“Me biznese dhe banorë në tregun industrial për t’i siguruar se në planin tonë të prioriteteve qëndron investimi në infrastrukturën e tregjeve.
Do të bëjmë të mundur transformimin e kësaj hapësire komunitare në një qendër moderne urbane për Sarandën policentrike që mundëson vende të reja pune dhe zhvillim social”, përfundoi Çaçi.