Kryeministri Rama bën operacion apandesitin në mesnatë, Mjeku Arben Gjata: Gjendja është stabël, ja kur mund të dalë nga spitali
Kryeministri Edi Rama është shrtrua mbrëme me urgjencë në mesnatë pas një krize akute apandesiti.
Zyra e shtypit njofton se naten e mbremshme, pas kryerjes se disa testeve imazherike ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendisit akut.
Ne baze te rekomandimit te mjekeve te sherbimit te urgjences, kryeministri iu nenshtrua operacionit per heqjen e apendisitit ne oret e para te mengjesit te sotem.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekeve kirurge dhe anesteziste, nen drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjise në QSUT.
Nderhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shendetesore paraqitet e mire.
Mjeku Arben Gjata në një deklaratë për mediat është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël dhe se çdo gjë në operacion ka shkuar shumë mirë.
Ndër të tjera mjeku konfirmoi se ndërhyrja është bërë për të hequr apandesitin me anë të laporoskopisë.
“ Ishte apendesit, u plotësuan ekzaminimet e nevojshme dhe operacioni është kryer me laporoskopi rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja post operatore është stabël pa temperaturë dhe problem.
Sot dhe do të mund të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orë mund të shkojë në shtëpi. Elaborimi total mund të jetë brenda dy tre ditëve.
Ai mund të ecë vetë që sot. Në fushatë do i duhet 2-3 ditë. Është bërë në sallat që ne kemi pasur. Spitali i ri është edhe ai”, ka thënë mjeku.