Rikthehet Kategoria e Dytë/ Butrinti synon të marrë pikë në transfertë kundër Tomorrit

Pas më shumë se dy muaj ndërprerje, Kategoria e Dytë do të rikthehet nesër me duele mjaft interesante.

Skuadra e Butrintit do të përballet ditën e nesërme në një transfertë tepër të vështirë kundër kryesuesve të grupit, Tomorrit.

Ky duel do të zhvillohet në orën 17:00, në një sfidë ku ekipi i Butrintit do të synojë të mos dal pa pikë.

Tomorri mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 40 pikë të grumbulluara, ndërsa Butrinti pozicionohet në vendin e katërt me 32 pikë. /Sarandanews.com/