Kandidati i PD-së për Sarandën, Skënder Muço mesazh në nisje të fushatës: Do sjell tek ju atë ç’ka ju ka munguar ndër vite
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Sarandës, Skënder Muço, ka përcjellë një mesazh në nisje të kësaj fushate elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në postimin e tij Skënder Muço shkruan:
“Të nderuar bashkëqytetarë të Sarandës!
Ndihem i lumtur për mundësinë që më është dhënë nga Partia Demokratike e Shqipërisë si kandidat për Kryetar Bashkie, për të qënë pranë jush si rrugë-zgjidhja juaj, pra të jemi bashkë në cdo problem tuajin.
Kjo për mua është më shumë se një mundësi, është përgjegjësi për tju ofruar qytetarëve të mi një qytet të pastër ku ambienti rrethues të jetë i përshtatshëm për të gjithë.
Gjatë gjithë jetës time kam kontribuar në sport, art, ekonomi si dhe politikë.
Ndaj, ky kandidim për mua nuk do të ketë premtime boshe, por vepra, vepra të cilat do sjellin tek ju atë çka ju ka munguar ndër vite.
Së bashku me ju, do të mundësojmë një qytet të mirë e të pastër, një qeverisje të mirë vendore e mbi të gjitha rritje të zhvillimit ekonomik të Sarandes”, përfundon mesazhin e tij kandidati i PD-së Skënder Muço.