The World, “Titaniku” i dytë mbërrin në gjirin e Vlorës
Një kroçerë me 138 persona në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjirin e Vlorës. Kjo anije e madhe mbërrin për herë të parë në qytet dhe vjen nga Korfuzi.
Turistët që ndodhen në brendësi te saj janë nga SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Irlanda, Qipro, Zvicra, Hungaria, Ruanda, Norvegjia, Italia dhe Kina.
Hyrja në “The World” është sikur të hipësh në një Titanikun e shekullit të 21-të, të tilla janë përmasat dhe madhështia e tij.
Koroçera do të qëndrojë një ditë në spirancë, në gjirin e Vlorës. Për shkak te madhësisë së saj që është me shumë se 200 m e gjatë, nuk mund te ankorohet dot në kalat dhe turistët do të zbarkojnë me anije të vogla në port për të vazhduar më pas turin në qytet dhe në vendet historike të Vlorës.