Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Majlinda Qilimi apel grave: Kujdesuni dhe luftoni fort për shëndetin tuaj

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi, iu bën apel të gjithë grave që të kujdesen dhe të luftojnë fort për shëndetin e tyre.

“Muaji Tetor është muaji i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit, i cili çdo vit u merr jetën miliona grave dhe vajzave kudo në mbarë botën.

Te dashura gra, nëna, bija, motra e shoqe, Ju që kujdeseni e luftoni fort çdo ditë per lumturinë e familjes Suaj, mos harroni se pikë së pari duhet të kujdeseni e të luftoni fort për shëndetin Tuaj!

Mos neglizhoni këshillat mjekësore për më shumë kontrolle, eko e mamografi.

Diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje shpëton jetë.

Beteja me kancerin e gjirit, është një betejë që mund te fitohet.

Kanceri i Gjirit mund të parandalohet, mjafton të duash”, shprehet Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/