Ish deputeti i Sarandës jep lajmin e mirë: Projekti amerikan që synon që Shqipëria të furnizojë me gazin e lëngshëm LNG gjithë rajonin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shikojnë seriozisht mundësinë e ndërtimit në Vlorë të një impianti për furnzimin me gaz të lëngët të rajonit.
Në krye të një projekti të tillë është James Richard Perry, ish-sekretar për Energjinë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe guvernator i Teksas për 15 vite.
Avokati Alket Hyseni, këshilltar ligjor pranë qeverisë shqiptare ka konfirmuar interesin amerikan për këtë projekt gjatë një takimi që ka pasur në SHBA me zotin Perry.
“Nën frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe USA , diskutuam për një sërë projektesh dhe investimesh të rëndësishme strategjike në sektorin energjitik të kompanive shumë serioze amerikane dhe partnerë të tyre që do të fillojnë së shpejti në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit”, shkruan Hyseni.
Bëhet fjalë për një projekt strategjik, që bën bashkë kompanitë më të mëdha amerikane si Exelerate, Exon, Overgaz dhe Albgaz, për ndertimin e një imianti te rigazifikimit te LNG (gazit te lengshem) qe do sillet me anije dhe do transportohet me gazesjelles nga Shqiperia deri ne Bullgari. Do kete nje bashkepunim edhe me TAP per kete qellim.