Ankimimi i Mehmet Nelaj, KAS konfirmon vendimin e KZAZ-së nr.90, Sarandë
Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 40, me objekt “Anullimin e vendimit nr. 17, datë 27.03.2023, të KZAZ-së nr. 90, Sarandë dhe regjistrimin si kandidat për këshillin e bashkisë Sarandë” me ankues Mehmet Nelaj.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi të rrëzojë ankimin e z. Mehmet Nelaj dhe konfirmimin e vendimin nr. 17, datë 27.03.2023, të KZAZ-së nr. 90, Sarandë.