Blendi Klosi: Eksperienca dhe maturia e Oltit do na e bëjë më të lehtë fitoren për të çuar më tej punët e nisura

Gjatë prezantimit të kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçit, drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Klosi tha përpara të pranishmëve se me eksperiencën dhe maturinë që e karakterizon Oltin punët e nisura do ecin më tej.

“Ne Asamblenë e Partisë Socialiste Sarandë, ku bashkë me ekipin politik prezantova kandidatin tonë për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit, z. Oltion Çaçi.

Jam i bindur që eksperienca dhe maturia e Oltit bashkë me mbështetjen e pakursyer të të gjithë ekipit, do e bëjnë më të lehtë fitoren për të çuar më tej punët e nisura”, nënvizon drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Blendi Klosi.