Rritet në 780 euro paga minimale në Greqi
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se nga 1 prilli paga minimale në Greqi rritet në 780 euro.
Mitsotakis tha se kjo është një rritje prej 9.4%, e treta radhazi gjatë qeverisjes së tij.
Ai tha se rritja e pagës minimale nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm.
“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta dhe ato janë të shtypura më shumë nga inflacioni . E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë.
Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat“, tha Mitsotakis në mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në njoftimin e tij për rritjen e pagës minimale e cila do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.
“Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se ekonomia greke është në një zhvillim dinamik, papunësia është në rënie të vazhdueshme, taksat janë ende në rënie. Prandaj tani është koha për të mbështetur punëtorët me një rritje të guximshme të pagës bazë“.