Atleti i natës/ Maratonomaku i Sarandës tregon pasionin e tij që realizoi me vonesë
Alush Çukari njihet si maratonomaku i Sarandës. Ai tregon për pasionin e tij që mundi ta realizojë vetëm pas moshës 50 vjeçare për shkak të pamundësive ekonomike.
Gjithë jetën e kishte projektuar veten si një atlet profesionist , por mundësit ekonomike dhe emigracioni ja ndërprenë ëndrrën në mes.
Sot në moshën 56 vjeçare Alush Çukari i është dedikuar pasionit të tij.
Deri në ’90 kam qënë në ekipin e atletikës së Sarandës. Pas ’90 mora rrugën e emigracionit. Nuk kisha shumë mundësi dhe kohë për tu stërvitur,” tha ai.
Për çdo ditë pas punës ai vrapon së paku 40 km, ka përshkruar qytete të tëra me vrap dhe ka marrë pjesë në maratona dhe kampionate kombëtare të notit.
“Në moshën 55-vjeçare në muajin, korrik-gusht të 2022 vrapova nga Saranda deri në Tiranë,” tha ai.
Alushi nuk ka një trajner, nuk ndjek një dietë, hera herës i duhen edhe donator, por asnjëra nga këto nuk ka qen justifikim që ai të heqë dorë nga pasioni i tij. Thotë se kur vrapon harron problemet dhe gjen veten.
I radhës synim për 56 vjeçarin sarandiot është të vrapoj nga Tirana drejtë Kosovës, ndaj stërvitjen instensive e ka nisur qysh tani.
“Janë shumëi aftë por duhet një mbështetje financiare,” tha ai.
Atleti i kilometrave të tëra të natës, gjatë dites është nje punonjës i Ndërrmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve.
“Punëtor i thjeshtë më kazmë e lopatë. Gjej kohë mbasdite ose vonë në darkë mund të dal për tu stërvitur,” tha ai.
Alush Çukari është shembulli ku pasioni dhe ëndrrat fitojnë mbi pamundësitë.