“Po pse o hajvanë, nga Himara me Fredi Belerin do vijë ndryshimi?!”
Kandidimi i Fredi Bejlerit nga ana e PD-së për Bashkine Himarë, është minimumin një vetëvrasje politike.
Për ata që nuk e dinë Fredi Bajleri është akuzuar për masakrën e Peshkepisë në 1994, ku një grup terroristesh sulmuan një repart ushtarak, e ku mbetën të vrarë dy ushtarake shqiptare.
Realisht çfarë mendohet që mund të ofrojë në politikë dhe të ardhmen e qytetarëve një personazh i tillë?!
Po ja e zëmë që ka mbështetje lokale në Himarë dhe e fitove dhe Himarën si opozitë. Po efekti që ka në qytetet e tjera kandidimi i një figurë të tillë nga opozita në Himarë?
E kuptoni si dëmtohet imazhi i opozitës në gjithë Shqipërinë?!
Tirana, Durrësi, Elbasani… Çfarë do mendojnë njerëzit për opozitën?
Po pse o hajvane, nga Himara do vijë ndryshimi?!
Shkoni në zgjedhje me “revole mbushur” të drejtuar nga temthat tuaj dhe jua ka fajin populli pastaj?
Injorantë të pandreqshëm./Endri Tafani