“Po pse o hajvanë, nga Himara me Fredi Belerin do vijë ndryshimi?!”

Kandidimi i Fredi Bejlerit nga ana e PD-së për Bashkine Himarë, është minimumin një vetëvrasje politike.

Për ata që nuk e dinë Fredi Bajleri është akuzuar për masakrën e Peshkepisë  në 1994, ku një grup terroristesh sulmuan një repart ushtarak, e ku mbetën të vrarë dy ushtarake shqiptare.

Sa budalla duhet të jesh të ofrosh një figurë të tillë të kandidojë për opozitën?!

Realisht çfarë mendohet që mund të ofrojë në politikë dhe të ardhmen e qytetarëve një personazh i tillë?!

Po ja e zëmë që ka mbështetje lokale në Himarë dhe e fitove dhe Himarën si opozitë. Po efekti që ka në qytetet e tjera  kandidimi i një figurë të tillë nga opozita në Himarë?

E kuptoni si dëmtohet imazhi i opozitës në gjithë Shqipërinë?!

Tirana, Durrësi, Elbasani… Çfarë do mendojnë njerëzit për opozitën?

Po pse o hajvane, nga Himara do vijë ndryshimi?!

Shkoni në zgjedhje me “revole mbushur” të drejtuar nga temthat tuaj dhe jua ka fajin populli pastaj?

Injorantë të pandreqshëm./Endri Tafani