Sarandë: Ndalohet 30- vjeçari, ishte dënuar me burg për kalim të paligjshëm të kufirit
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bilall Islami, 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.