Fiks Fare publikon videon: Saranda, më e frekuentuara nga turistët e huaj

Emisioni i njohur Fiks Fare ka publikuar disa pamje nga rruga që të çon drejt bregdetit të Sarandës, ku vihet re një fluks i madh automjetësh me targa të huaj.

Fiksi ka përcjellë pamjet ku mjaft makina me targa serbe, italiane, greke, gjermane, etj, dynden drejt Sarandës.

“Këtë sezon veror Saranda është frekuentuar shumë nga turistët e huaj,rrugët e saj ishin të mbushura me makina me targa të huaja”, shkruan Fiks Fare që ka publikuar videon e mëposhtme.