Destinacioni i javës: Manastiri i Shën Mërisë, Kaman, 18 km nga Qyteti i Sarandës

Manastiri dhe kisha e Shën Mërisë Kameno ndodhet në verilindje të qytetit të Delvinës, pranë fshatit Kakodhiq.

Kisha mendohet se është ndërtuar në vitin 1580 por nuk përjashtohet fakti që ajo të ketë disa faza më të hershme ndërtimi.

Në aspektin arkitektonik pjesët kryesore të saj janë naosi, narteksi dhe hajati ndërkohë që bënë pjesë në kishat me formë kryqi me kupolë.

Pjesa e brendshme e muraturës së kishës është e zbukuruar me pikturë murale me elemente kishtare të realizuara në vitin 1662.

Interes të veçantë paraqet punimi dekorativ i portës së jashtme të manastirit, mbulesa e së cilës është realizuar me hark të dyfishtë dhe me motive dekorative të gdhendura në gur.