Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, arrestohet një 32-vjeçar në Vlorë
Policia në Vlorë ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porcion”, duke sekuestruar dhjetëra dozë kokainë, ndërsa është vënë në pranga një 32-vjeçar.
Policia ka bërë të ditur se, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkotike, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.