Goditet me sharrë 42 vjeçari në Himarë, shoqërohet aurori

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në Himarë. Burime nga policia bëjnë të ditur se mesditën e sotme në urgjencën e Spitalit të Himarës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi J.A., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (sharrë), nga shtetasi Dh.G.

42-vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar Dh. G., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.11.2020, rreth orës 13:30, në urgjencën e Spitalit të Himarës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi J.A., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(sharrë), nga shtetasi Dh.G.

Shtetasi J.A., aktualisht ndodhet në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës (sharrë).

Gjithashtu  ka shoqëruar në ambientet Policore shtetasin Dh. G., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.