Statistikat e 24 orëve të fundit/ Bie numri i vdekjeve në Itali, për herë të parë që nga 25 marsi

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15362, që do të thotë janë 681 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë 4805 duke e çuar në 88274 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 20996 dhe 3994 janë në gjendje kritike.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 62399.

Ditën e djeshme ishin 766 viktima, ndërkohë kjo është hera e parë që nga 25 marsi që kemi më pak se 700 viktima.