Osman Taka vallja e burrave të Konispolit, vlerë e kulturës shqiptare
Osman Taka kjo valle e burrave të Konispolit, është një valle legjendë për nga vet historia e saj. Vallja që shpëtoi jetë, kështu u quajt .
Kjo valle sot kërcehet ngado në të gjitha trevat shqiptare dhe të huaja, nëpër skenat folklorike dhe nëpër dasma.
Pas 136 viteve, vallja legjendë e Osman Takës u bë një vlerë e shtuar në dramaturgjinë shqiptare falë shkrimtarit dramaturg-Arben Iliazi, që historinë e kësaj valleje e dramatizon dhe në bashkëpunim me regjisorin dhe aktorin Naun Shundi, e vunë në skenë me aktorët Romir Zalla, Ola Harizaj, Vini Bejleri e Neritan Liçaj me lojën e bukur të tyre e gërshetuar me muzikën e dramës i dhanë më shumë jetë valles më të besueshme në mitin e saj.
Kjo falë mbështetjes së pa kursyer të producentit të dramës z. Alket Veliu-President i shoqatës Çamëria “Hasan Tahsini”.