VIDEO/ IKMT vijon me pastrimin e inerteve në Ksamil

Operacioni “Bregdeti ynë” vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të vendit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, paralel me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike po vijon me largimin e inerteve nga territori.

IKMT ndau sot pamje nga pastrimi i inerteve në Ksamil pas prishjes së disa ndërtimeve pa leje.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.

Ndërkohë pas pastrimit të zonës bregdetare do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.