I biri hodhi në erë hotelin, zbardhet dëshmia e babait në polici

Prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Spiro Çabirit, njërit prej pronarëve të hotelit Bizant që u shkatërrua në Sarandë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ka rezultuar se ai ka dalë nga subjekti dy minuta para shpërthimit, pasi djali i tij i vendosi disa kilogramë lëndë plasëse.

Mësohet se në deklaratën e tij para uniformave blu, Çabiri është shprehur se është kthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për një udhëtim.
Ai gjithashtu ka deklaruar se gjykata vendosi në favor të shtetasit Dhimitraq Evangjeliut por pretendon se toka është e tij.

Lënda eksplozive është vendosur në pesë kolonat e subjektit. Djali i tij u arrestua ditën e sotme nën akuzën “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.