KQZ i jep mandatin kandidatit Gëzim Ademaj, që vjen nga radhët e PDIU
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit të opozitës Gëzim Ademaj.
Vakanca u krijua në qarkun e Vlorës pas dorëheqjes së ish-deputetit Fation Veizaj.
Gëzim Ademaj është kandidat i PDIU nga lista e PD në qarkun e Vlorës sipas koalicionit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Në një postim në Facebook, Veizaj ka shpjeguar se dorëheqja e tij erdhi pasi nuk e kishte menduar kurrë përçarjen e demokratëve.
“Për fat të keq, prej një viti e gjysmë, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese”, shkruante Veizaj.