Finiq, Anila Denaj me banorët e Navaricës: Kërkova angazhim për trajtimin e problemeve të pronësisë
Takimi i radhës së deputetes Anila Denaj në Finiq, ka qenë më banorët e Navaricës.
Në këtë fshat janë kryer disa investime mjaft të rëndësishme, ku një ndër to është rikonstruksioni i rrugës që më në fund është mbajtur si premtim.
“Finiq, Në një takim me banorët e Navaricës, ku pas shumë kohësh u ndërtua rruga, si një premtim i mbajtur, për të cilën do të punohet me bashkinë për përfundimin e asfaltimit.
Kërkova angazhim të shtuar për trajtimin e problemeve të pronësisë dhe trajtimin e çdo problematikave që kanë banorët e zones”, shkruan Anila Denaj.