I akuzuar për korrupsion dhe i kallëzuar në SPAK, kush është Leonidha Hristo kandidati opozitës për bashkinë Finiq

Diten e djeshme në qytetin e Sarandës u mblodh Këshilli i Përgjithshëm i Omonias, të cilët shpallën kandidaturën për bashkinë e Finiqit.

Ai është Leonidha Hristo, një emër i njohur i cili më parë ka qenë kryetar i kësaj bashkie, e më pas e larguan për shkak të keq qeverisjes dhe abuzimet skandaloze në tendera.

Pasi e përzunë nga Partia MEGA, Leonidha Hristo, gjeti strehë menjëherë të opozita, duke u pozicionuar në krah të grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha.

Ai u shfaq edhe në fushatë elektorale krah deputetes Ina Zhupa në zgjedhjet e fundit.

Leonidha Hristo ëshë një person që Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka kallzuar në SPAK për abuzime me tenderat në vlerën e 700 milionë lekë tjera (rreth 600 mijë euro).

Në dosjen e dorëzuar nga KLSH në SPAK, midis të tjerash thuhet se tenderat “përpunoheshin” nga 1 dorë.

Ky është shembulli që opozita po u paraqet banorëve të Finiqit.

Po u jep si kandidat një individ që në krye të bashkisë së Finiq ka abuzuar me tenderat dhe kërkojnë ta rikthejnë sërish për të bërë të njëjtat gjëra.