Sarandë, zhvillohet panairi i Rinisë, Arsimit, dhe Punës

U zhvillua ne Sarande kete te premte panairi i rinise, arsimit dhe punes ne pedonale.

Te pranishem ne kete aktivitet ishin kryetari i bashkise se Sarandes Oltion Çaçi, drejtuesi politik Blendi Klosi dhe Ministrja e shtetit dhe rinise Bora Muzhaqi.

Ne nje postim ne rrjetet sociale kryebashkiaku Oltion Çaçi shkruan:

“Bashkë me Ministren e Shtetit për Rininë Znj.Bora Muzhaqi , deputetët Z.Blendi Klosi dhe Niko Kuri , kolegët kryetarë bashkie të Delvinës dhe Konispolit , kishim kënaqësinë të ndanim paraditen me të rinj entuziastë në Panairin e Rinisë, Arsimit dhe Punës të zhvilluar në pedonalen e Sarandës.
Fokusi i panairit ishte që nëpërmjet vizitës së stendave, të rinjtë të njihen me arsimin profesional, universitetet, bizneset, zyrën e punës, të njihen me të gjitha mundësitë për arsimim, trajnime të ndryshme, praktika pune dhe punësim  në përputhje me profesionet, dëshirat e tyre, por edhe me kërkesat e tregut”, shprehet Oltion Çaçi.