Destinacioni i javës: Rrënojat e fshatit Lëkurs, 3 km nga qyteti i Sarandës
Rrënojat e fshatit Lëkurs ndodhen rreth 2 km në juglindje të Sarandës, në një kodër në formë piramide në 250 m lartësi.
Mendohet se Lëkursi ka qënë vendbanimi kryesor i zonës gjatë gjithë periudhës mesjetare, ndërkohë që përmendet për herë të parë në dokumentet osmane të viteve 1431-1432.
Shumë historianë mendojnë se fshati është ndërtuar rreth viteve 1537 në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.
Sot rrënojat e këtij vendbanimi dallohen ende, mes të cilave shtëpitë e braktisura dhe një kishë e një periudhe më të vonë.
Ky është një destinacion për këdo që preferon të kombinojë turizmin historik me atë të aventurës.