Gazetari i njohur: Flamur Golemi dhe Mirela Kumbaro bashkëpunojnë për të promovuar turizmin, ndërsa Gjiknuri me Lelin as u shkon në mendje

Emisioni Dritare me Rudinën, që realizohet nga gazetarja e njohur Rudina Xhunga prej muajsh ka kryer disa reportazhe në zonat e jugut duke promovuar turizmin vendas.

Emisionet fillimisht janë kryer në Vlorë dhe Gjirokastër, duke pasur dhe mbështetjen e kryetarëve të bashkive.

Por, gazetari i njohur Dritan Hila që është drejtuesi i portalit Dritare.net në një shënim në facebook ka treguar se si bashkëpunojnë dy drejtuesit politik në Gjirokastë, kryebashkiaku Flamur Golemi dhe deputetja Mirela Kumbaro.

Ndërsa, sa i përket Vlorës situate sipas Hilës është e kundërt, pasi Damian Gjiknuri dhe Dritan Leli nuk e kanë një marrdhënie të tille.

“Dritare ka bere disa emisione per turizmin. E filloi nga Vlora, pasi eshte qyteti i Rudines. Me vone vazhdoi me Çajupin dhe Gjirokastren. Gjirokastra e fshatrat erdhen si rezultat i kembenguljes se kryetarit te bashkise Flamur Golemi dhe Mirela Kumbaros, deputetes se qytetit, te cilet ishin te shqetesuar per ekonomine e turizmit. Pas emisionit, Gjirokastra eshte plot me turiste shqiptare, si kurre me pare.

Por cila qe diferenca mes Gjirokastres dhe Vlores? Kryetari i bashkise Flamur Golemi beri te pamunduren te promovonte gjithcka dhe deputetja e qytetit Mirela Kumbaro nuk le dite pa e cituar ne instagram apo fb, emisionin dhe ftesen per Gjirokaster.

E kunderta ndodh ne Vlore. Damian Gjiknuri e ka me qejf te tregoje e shperndaje, si i bertiti Edi Rama, Dritan Lelit. Por as i shkon ne mendje te bashkepunoje me kryetarin e bashkise per Vloren, si Kumbaro me Golemin

E pra nuk ju kushton asgje dhe nuk eshte se i beni fresk Rames. Dihet qe ate qytet dhe ate zone Edi Rama e beri pothuajse nga zero, pasi per 23 vjet ka qene vetem thes votash per te majten por nuk hidhnin asnje xhezve asfalt.

Nderkohe qe duhet ta promovojne dhe nxjerrin ne pah anet e mira te nje qyteti qe shquhet per mikpritjen, bujarine dhe bukurine. Por nuk ndihen.

Prandaj ne Vlore bejne lajm publikimet e siteve ordinere qe tregojne fatura vezesh dhe kosi. Ndersa ne Gjirokaster dhe Korçe, Kumbaro, Peleshi dhe deputetet e zones e kane mendjen vetem tek turizmi.

Keshtu qe edhe tani ne korrik keto dy qytete jane plot me vizitore ndersa Vlora kenaqet me fieraket qe shkojne per fundjave dhe kalimtaret per ne jug.

Turp per deputetet dhe biznesmenet e Vlores qe nuk dine te behen bashke per te treguar qytetin qe mund te konkurroje cdo qytet te Ballkanit!”, shkruan Dritan Hila. /Sarandanews.com/