Biznesmeni grek përdhunoi të miturën shqiptare që ishte praktikante te kompania e tij, dënohet me 4.5 vite burg
Një biznesmen grek, 53-vjeçar është shpallur fajtor pasi ka abuzuar seksualisht një të mitur shqiptare, 16-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në vitet 2017-2018, kohën kur e mitura ishte praktikante në kompaninë e tij.
Gjykata e shpalli fajtor 53-vjeçarin greke dhe e dënoi me 4.5 vite burg. 53-vjeçari dyshohet se ka pohuar para gjykatës se nuk e dinte moshën e të miturës dhe se ajo i dukej si grua e rritur në trup dhe se marrëdhëniet seksuale kanë ndodhur me vullnetin e adoleshentes dhe se janë frekuentuar jashtë ambienteve të biznesit të tij.
Ndërsa vajza, mësohet se ka dëshmuar se është shfrytëzuar nga 53-vjeçar, i cili ka shfrytëzuar pozitën e tij, atë të një pronari. E reja fillimisht kishte hezituar të flasë për ngjarjen, por janë ngritur më pas dyshime nga prindërit e saj pasi ajo papritur nuk shkoi më në kompani.
53-vjeçari përfundimisht u shpall fajtor për abuzim me të miturin në formën e neglizhencës së vazhdueshme nga një i mitur që ka mbushur moshën 14 dhe jo 18 vjeç , me rrethanat rënduese të një personi që jep mësime për një të mitur.