FOTO/ Enkelejd Alibeaj mbledh demokratët e Sarandës, këngë e valle me rastin e 32- vjetorit

Ditën e sotme dega e PD Sarandë feston 32- vjetorin e themelimit të saj.

Ky 32- vjetor e gjen degën e PD Sarandë të përçarë në dy grupe, njëra me Rithemelimin e Sali Berishës dhe pjesa tjetër me PD-në zyrtare.

Sarandanews.com ka siguruar pamjet nga festa e demokratëve që janë me Enkelejd Alibeajn, ku ky i fundit ka qenë vetë pjesë e festës në Sarandë.

Siç shihet nga fotot e siguruara nga Sarandanews.com, demokratët po drekojnë së bashku, ku nuk mungon orkestera, kengët e vallet.

Ndërkohë, Rithemelimi i Berishës në Sarandë do festojë në orën 17:30. /Sarandanews.com/