Adrian Gurma pret në Sarandë presidentin Bajram Begaj: Temat për çfarë diskutuan

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka pritur në një takim këtë të enjte presidentin e vendit Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Gurma shkruan:

“Kënaqësi e veçantë të kishim në Sarandë, Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, me të cilin diskutuam mbi ekonominë, turizmin, arsimin e trashëgiminë kulturore në trevën tonë.

U takuam gjithashtu, me përfaqësues të grupeve të ndryshme interesi, si dhe kryem vizita në shkollën e mesme “Hasan Tahsini” dhe spitalin e qytetit, ku takuam nxënës, arsimtarë e personelin mjekësor në bashkëbisedime të ngrohta me ata”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/