Oltion Çaçi takim pune me Dr. Adam Lovassy

Kryetari i Bashkisë se Sarandes Z. Oltion Çaçi zhvilloi takim pune me Dr. Adam Lovassy, Drejtues i Misionit dhe momentalisht i ngarkuar me punë dhe
Z.Bence Gombor Diplomat pranë Ambasadës Hungareze ne Shqipëri.

Të dyja palët shprehën vullnetin reciprok për bashkëpunim në fushën e turzmit duke patur parasysh faktin që Saranda është kthyer në nje destinacion që ka tërheq përgjatë 2023 vëmendjen e turistëve hungarez.

Në këtë kuadër u fol dhe për mundësinë e planifikimit të eventeve të përbashkëta.

Sr. Lovassy shprehu dhe interesin për bashkëpunim në fushën e bujqësisë nëpërmjet rritjes së eksportit të prodhimeve të zonës drej Hungarisë.