Ardit Cikuli shpërblen Ilir Nikollën që i la fitoren në tavolinë: Sa të fitojmë, do të bëj nënkryetar bashkie
Ardit Cikuli është zyrtarizuar si kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Sarandë.
Edhe pse pritej që të rivotohej në balatozh, Cikuli e mori fitoren në tavolinë pas tërheqjes së kandidatit tjetër Ilir Nikollës.
Si shpërblim për këtë fitore në tavolinë për të qenë kandidat, Ardit Cikuli tha në konferencën për shtyp nga selia e PD-së së Ilir Nikollën do e bëj nënkryetar bashkie.
Kjo tërheqje e Ilir Nikollës tregoi gjithë procesin fars të primareve në Sarandë, ku Ardit Cikuli ishte emri i paracaktuar si kandidat për kryetar bashkie.
Për këtë proces të primareve në Sarandë ka pasur akuza të renda nga kandidati Armando Magllara, i cili tha se morën pjesë në votime njerëz të dënuar me burg.
Gjithashtu edhe Spiro Vaso deklaroi se procesi pati parregullsi.