“The Sun”, artikull për Ksamilin: Tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediet ndërkombëtare

Pas “Washington Post”, një tjetër media e njohur ndërkombëtare, britanikja “The Sun” ka përshkruar bukuritë e bregdetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot artikullin e publikuar nga “The Sun” për Ksamilin, në të cilin një vizitore britanike i referohet si “Maldivet e Evropës”.

“Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediet ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” – dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri”, u shpreh Kryeministri Rama.