“Dëgjesë e ndërgjegjëshme për të bërë më shumë për banorët”
Nga Sofokli Mekshi
Dëgjesa e radhës ,e Kryetarit të Bashkisë Sarandë dhe e stafit të saj,sot ishte me banorët e lagjes nr 4.
Si edhe në takimet e tjera të zhvilluara më parë, kjo me bashkëlagjarët e tij,kishte pjesmarrje më të gjërë,se askund tjetër.
“Kjo degjesë me ju ,sot është e një natyre ekstra,-theksoi zoti Adrian Gurma,ndaj i atillë është edhe detyrimi im ndaj jush,për zgjidhjen e problematikave që krijohen në jetën tuaj.
“Si edhe në lagjet e tjera,gjithçka filloi me një llogaridhënie prej kryebashkiakut Gurma ,për gjithçka është bërë deri sot,dhe ç’do të bëhet ,përmes buxhetit të vitit 2023.
Investimet e kryera në infrastrukturë,në mjediset e gjelbëra,për pastrimin e lagjes,në çdo bllok banimi ,me kontenierë të rinj dhe Qëndra e re e riciklimit të mbetjeve ,në Volloder,si edhe lyerja e fasadave të pallateve,përgjatë rrugës”Mit’hat Hoxha” janë disa prej punëve të kryera nga Bashkia,në këtë lagje.
Si Bashki -lider për shërbimet sociale ,u evidentuan investimet në Qendrën Polivalente për të moshuarit,në Qëndrën për zhvillim të fëmijve me aftësi ndryshe.
Në këto mjedise komode,çdo ditë marrin shërbim cilësor,50 të moshuar dhe 30 fëmijë të veçantë.
Shëtitorja e re buzëdetit,rruga me parametra bashkohor e sinjalistkë moderrne,që përshkon mespërmes faqen perndimore të Lëkursit,në mikrolagjen e re në krijim,kanë ndikuar dukshëm në rritjen me 35 përqind të numërit të vizitorve vendas e të huaj.
Banorët e shumtë që e morën fjalën në këtë dëgjesë publike,çfaqën interes se ku do të fokusohen investimet , përgjat vitit të ardhshëm.
Në përgjigjet e tij,Kryetari i Bashkisë ,zoti Adrian Gurma,por edhe drejtorët përkatës të Institucionit të Bashkisë,spjeguan me detaje, fokusimin e fondeve publike.
Sipas projekt -buxhetit, janë parashikuar ,investime publike për infrastrukturën dhe ujin e pishëm në blloqet e reja të banimit mbi Kodrën e Marinës,(Baba Rexhep),asfaltimi i rrugëve të brëndëshme të lagjes,ndihmë sociale për më shumë familje në nevojë,banesa me kredi të buta për njerzit e pastrehë ,me prioritet ,çiftet e reja,si edhe bursa falas për rreth 60 studentë.
Lagja nr 4 ,më e madhja në këtë Bashki,proritet ka turizmin,ku secili prej familjeve,fiton diçka nga banesat e përshtatura për akomodimin dhe shërbimin ndaj turistëve.
Diskutuan e dhanë mendime për buxhetin,banorët A.Llanaj, A.Canaj, A.Memko,A.Lapa,L.Lapaj,Rrapua ,zonja Zyla e të tjerë. Kryebashkiaku Gurma,iu përgjigj shqetësimeve të secilit prej tyre,duke deklaruar se “për çdo problem tuajin,unë por edhe stafi i bashkisë,të pranishëm në këtë dëgjesë, kemi mbajtur shënimet përkatëse, të cilat do t’i bëjmë objekt i një mbledhje të zgjeruar të Institucionit,për t’u ofruar qytetarëve zgjidhjet ,rast pas rasti.
Në mbyllje të dëgjesës publike për buxhetin e vitit 2023 ,Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma,falenderoi të pranishmit për vrejtjet dhe sygjerimet konkrete që ofruan ,duke nënvizuar faktin se kjo dëgjesë,është një veprimtari e ndërgjegjëshme e jona,për të bërë më të mirën ,në dobi të banorëve tël agjes
nr.4,të Bashkisë Sarandë.