Numërimi nxjerr fituesit, shpërthen festa në Sarandë

Në Sarandë është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë përpos partisë duke i lënë vendin festës së socialistëve në rrugët e qytetit bregdetar.

Në Sarandë PS fitoi si parti me 52.51%, PD mori 33.89% dhe LSI 9.91%.

Në aspektin preferencial Saranda i besoi më shumë vota ministres Anila Denaj, 2710, ndërsa nga PD ishte Ina Zhupa me 1597 vota.