Përçahet PD Sarandë, Gentjan Zera kandidat i Alibeajt për bashkinë Sarandë?
Duket se situate në degën e PD Sarandë është përçarë akoma dhe më shumë.
Pas vendimit të kryetarit të grupit parlamentar dhe kryetarit në detyrë të PD-së Enkelejd Alibeaj për të dal me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 14 majit, ky vendim po merr formë edhe në Sarandë.
Ndërsa Rithemelimi i Berishës ka nisur primaret dhe në Sarandë janë caktuar pesë emra për të garuar, nga krahu i Alibeajt pritet që të kandidojë Gentjan Zera.
Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale ka lënë të kuptojë se do të jetë kandidat për kryetar bashkie.
Pritet tashmë vetëm konfirmimi zyrtar i tij. /Sarandanews.com/