BATUTA/ “Në Vlorë do dalin të shajnë virusin nga motra”, Rama: Ju jap mbështetjen time si deputet i juaji

Kryeministri Edi Rama shkëmbeu disa batuta në komunikimin e tij me qytetarët.

Gjatë fjalës live në FB, kryeministri tha se pas lajmeve që vijnë nga Vlora se banorët do të dalin në orën 19:00 të shajnë virusin nga motra, u ka nisur një mesazh të prerë, bashkë me një kusht.

“Më shkruajnë nga Vlora se paskan vendosur të dalin sot në orën 7 në ballkon të shajnë virusin nga motra. Çudi në fakt si duruan ka gjatë që nuk u morën me motrën e kompetentit që po çmend botën.

Si do qoftë në pamundësi që tju bashkohen sot në këtë ritualin  e tyre luftarak u jap të gjithë mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që  nuk duhet që të dalin nga shtëpia ta bëjnë nga ballkoni.

Dhe kur as vlonjatet nuk mund ta bëjnë siç duhet atë ritualin e lashtë , ne të tjerët të gjithë duhet të  gjithë duhet të bëjmë ate ritualin e ri  ku të gjithë kemi hyrë dhe të lusim zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojë  që tu tregojmë vendin këtyre tradhtarëve të kësaj pakice të vogël që po na prish gjithë punën  dhe ti japin patjetër njeri-tjetrit gjithë ndihmën e nevojshëm si motra dhe vëllezër, rrugë tjetër nuk ka, kush kërkon rrugë tjetër le ti bjerë murit me kokë e të mos dalë nga shtëpia””– tha Rama.