Sarandë, shoqërohet me aktivitet dita botërore e të drejtave të fëmijëve
Dita Botërore e të Drejtave të Fëmijëve, është shoqëruar me aktivitet nga vetë fëmijët.
Protagoniastë ishin fëmijë që frekuentojnë institucionin e Qendrës për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Forcimin e Familjes, në qytetin e Sarandës.
Mbështetëse e aktivitetit u bë Njësia e Integrimit Europian, pranë Bashkisë Sarandë.
Fëmijët pjesëmarrës në veprimtari dhanë mesazhe mbi këtë ditë, ndërkohë që ndërgjegjësuan vetveten dhe të tjerët, përmes prezantimit të krijimeve me tematikë të drejtat e fëmijëve.