Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare ish-lojtari i Butrintit

Futbolli shqiptar në zi. Klubi i Butrintit bën me dije se është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare Spiro Thodhori.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 13:00 në varrezat e Sarandës. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit bëhet:

“Humbje e madhe. Është ndarë nga jeta ish futbollisti i Butrintit, bashkëqytetari ynë Spiro Thodhori në moshën 55 vjeçare. Varrimi behet nesër në orën 13:00 ne varrezat e Sarandës

Ngushëllime futbollistit tonë Kristi Thodhori dhe familjes për humbjen e rëndë. U prehtë në paqe”.