Sarandë, jeta kulturore pasurohet nga një koncert vokal-instrumental
Një koncert vokal-instrumental i nje grupi muzikantesh te ardhur nga kryeqyteti, që pati edhe mbështetjen e Bashkisë së Sarandës, shënoi një mbrëmje të veçantë argëtuese.
Kuarteti i harqeve, me emrin e bukur “Friends” performoi nën drejtimin e mjeshtrit Ramazan Peku, me pjesëmarrjen e Miron Pekut, Jona Bodinakut, e Etleva Katroshit. Spikati interpretimi i sopranos Simona Karafili, soliste e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Artistëve të mirënjohur në shkallë vendi, iu bashkua edhe grupi sarandiot i fëmijëve violinistë, të drejtuar nga violinisti profesionist i Qendrës Kulturore Zamir Brinja.
Dashamirë të muzikës instrumentale patën rastin të ndjekin dhe shijojnë koncertin e “Friends”,. Ai u ndoq edhe nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, e zonja e parë.
Koncerti plotësoi shpirtërisht të pranishmit dhe pasuroi jetën kulturore të vjeshtës në Sarandë.