Vetëm 4 nxënës në Vergo të Delvinës, banorët e fundit të fshatit sfidojnë moshën dhe kushtet për mbijetesë
Vetëm katër nxënës kanë mbetur në shkollën e fshatit Vergo në Delvinë, si dëshmi e fenomenit të largimit masiv të njerëzve. Banorët e fundit sfidojnë moshën dhe kushtet për mbijetesë.
Në Vergo të Delvinës, shumica e shtëpive janë të kycura.
Në 30 vitet e fundit, përllogaritet se 2/3 e banorëve janë larguar nga fshati për jete më të mirë.
Disa në qytete të tjera e më shumë kanë ikur në emigracion.
Ata që kanë mbetur atje janë kryesisht të moshuar.
“Fshati dikur këtu pa u prishur sistemi socialist ka qenë rreth 813 banor, tani janë 84 banor.”
“Këtu nuk ka më, pleq jemi të gjithë.”
Jashar Xhelili, që prej 7 vitesh, është infermier i fshatit dëshmon se gjithnjë e më pak po sheh fëmijë në dyert e ambulancës.
“Kur kam vazhduar për herë të parë kam arritur dhe 10, 12 pacient duke kaluar vitet 7. Ka raste që mudn të mos vijë as edhe një.”
Kjo është godina e shkollës së Vergoit.
Dikur këtu kishte rreth 700 nxënës nga disa fshatra, ndërsa sot numërohen me gishtat e njërës dorë.
“Ajo shkollë që ka qenë atje rreth 700 nxënës me 84 arsimtar sot janë 4 nxënës.”
Banorët e fundit të fshatit sfidojnë moshën dhe kushtet për të siguruar jetesën minimale.
Ullinjtë dhe vaji që nxjerrin është burimi kryesor i të ardhurave për shumicën prej tyre.
Edhe pse është njësi administrative , banorët e Vergoit tregojnë se zona nuk ka përfituar asnjë investim nga bashkia e Delvinës.
Uji i pijshëm dhe infrastruktura janë shqetësimet kryesore.
“Rruga e fshatit është si mos më keq.”
“Gjatë këtyre viteve nuk ka pasur qoftë as edhe një investim.”
Dështimi I bashkive në ofrimin e shërbimeve jetike, është një prej faktorëve kryesore që po çon në braktisjen masive të fshatrave nga jugu në veri.