Mbyllet paraburgimi në Sarandë, të arrestuarit dhe punonjësit transferohen në Fier
Mbyllet përfundimisht paraburgimi në Sarandë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është bërë transferimi i personave të vendosur në paraburgim drejt burgut të Fierit.
Edhe punonjësit e paraburgimit të Sarandës kanë pranuar transferimin, ku disa prej tyre u vendosën në Fier, ndërsa pjesa tjetër në disa institucione të tjera të ekzekutimit të veprave penale.
Ndërkohë që institucioni në Sarandë do të funksionojë edhe për pak kohë deri në plotësimin e dokumentacionit.
Tanimë familjarëve të këtyre të paraburgosurve por edhe avokatëve apo prokurorëve do t’u duhet që për shërbimet në funksion të punës së tyre të shkojnë deri në Fier.
Por edhe personat e paraburgosur t’i sjellin në Sarandë për seancat gjyqësore.