Zyrtarisht një milion të prekur nga koronavirusi
shumë se një milion raste të koronavirusit janë regjistruar globalisht, sipas shifrave më të fundit të nxjerra nga Universiteti Johns Hopkins – një tjetër moment historik dëshpërues, ndërsa bota merret dhe përpiqet të përballojë përhapjen e pandemisë.
Më shumë se 51 000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 208 000 janë shëruar, sipas shifrave të universitetit.
SHBA llogarit numrin më të lartë të rasteve, gjer më tani, kurse Italia numëron shifrën të lartë të vdekjeve.
Koronavirusi Covid-19, u shfaq për herë të parë në Kinën qendrore tre muaj më parë.