FOTOT/ Lyerja e fasdave të pallateve në lagje nr.4, Adrian Gurma: Projektin e shtrijmë dhe ne zona të tjera

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka mbajtur premtimin e radhës për nisjen e punimeve të lyerjes së fasdave të pallateve në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.

Ky investim ishte premtuar nga Gurma dhe tashmë kjo gjë po bëhet realitet duke i ndryshuar totalisht pamjen kësaj lagjeje, e cila është dhe hyrja kryesore për në Sarandë nga porti i qytetit.

Pika kryesore e hyrjes së pushuesve të huaj dhe pamja e parë që përballen me qytetin, vitin tjetër do të ketë një pamje krejt ndryshe.

Kryebashkiaku Gurma ka premtuar se projekti për lyerjen e fasdave do shtrihet dhe në lagje të tjera.

“Ka nisur rehabilitimi i fasadave të bllokut të pallateve në rrugën “Mitat Hoxha”, në lagjen 4, si faza e parë e një projekti, që do të shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit

Ecim”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandaneës.com/