Konispol, Manjola Nikollo dhe 10- demokratët në Mursi: Angazhim për fitoren e bashkisë

Takimet e Manjola Nikollos, kryetares së degës së PD-së së Sarandës në zonën e Konispolit, janë kthyer në mbledhje ku të pranishmit numërohen me gishtat e dorës.

Kjo për shkak të përçarjes dhe mos besimit që demokratët e kësaj zone kanë tek forca e tyre politike dhe drejtuesit lokal.

Ditën e djeshme kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo, ka zhvilluar një takim në kafe me disa banorë të Mursis, ku siç thekson ajo kanë folur për procesin e primareve për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Konispolit.

“Takim pune me demokratët e grupseksionit Mursi.

E gjthë anëtarësia dhe strukturat janë të angazhuara maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit të primareve dhe të përzgjedhin kandidaturën më të mirë për fitoren e Bashkise Konispol”, shkruan Nikollo. /Sarandanews.com/