Finiq, Ura e Leshnicës së Poshtme kthehet plotësisht funksionale
Kanë përfunduar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit e konsolidimit, në monumentin e kulturës së kategorisë së parë “Ura e Leshnicës së Poshtme”, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2022.
Punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, konsolidimit, kryesisht konsistuan në pastrim nga bimësia e ulët dhe injektim solucioni për tharjen e tyre, konsolidim i çarjeve në trupin e urës, konsolidim i muraturës së urës nëpërmjet plotësimit të fugave, vendosje gabionash për mbrojtjen e shpatullave të urës nga rryma e lumit si dhe restaurim i kalldrëmit të urës.
Tashmë Ura e Leshnicës së Poshtme është plotësisht funksionale dhe një vlerë e shtuar ndër atraksionet kulturore në bashkinë Finiq.