Nis në Sarandë përgatitja për primaret për përcaktimin e kandidatit për kryebashkiak
Ka nisur dhe në Sarandë përgatitjet në prag të nisjes së procesit të primarëve për të përcaktuar kandidatin që do të garojë për zgjedhjet lokale më 14 maj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e degës së PD Sarandë Manjola Nikollo, thekson se emri i kandidatët do ti besohet antarësisë dhe simpatizantëve të saj.
“Partia Demokratike ia beson vendimmarrjen kryesore anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të cilët me votën e tyre do të përcaktojnë kandidatët zyrtarë të PD për kryebashkiakë.
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së zgjeruar u diskutua:
Udhëzuesi i cili ka të bëjë me modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023”, shkruan Manjola Nikollo. /Sarandanews.com/