“Hapje graduale javët e ardhshme”, Rama zbardh bisedën me Metën dhe Bashën: Sikur të flisnim kështu edhe në publik…

Pas Presidentit Ilir Meta, edhe kryeministri i vendit ka dhënë detaje nga mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Edi Rama shkruan në Twitter se në fokus të bisedave ka qenë edhe hapja graduale në javët në vijim për disa sektorë.

Shefi i qeverisë lë të nënkuptohet se biseda ka qenë e qetë dhe mirëkuptuese.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe” – shkruan Edi Rama.